SPORT

E bujshme nga Spanja, Sylvinho largohet nga kombëtarja shqiptare?

AS në Spanjë bën me dije se për trajnerin e kombëtares së Shqipërisë në futboll ka disa skuadra të interesuara. Me vetëm një muaj deri në fundin e kontratës me FSHF-në, braziliani Sylvinho ende nuk e ka hedhur firmën e re dhe prestigjozja spanjolle bën me dije se paçka eliminimit me Shqipërinë nga Euro 2024, për trajnerin ka interes nga disa klube evropiane.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit edhe për dy vite, në përgatitje të eliminatoreve të Botërorit.

Edhe vetë Sylvinho ka dashur të qetësojë disi fansat pas uljes në Tiranë këtë të martë. “Unë jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur me këtë vit e gjysmë që kam punuar”, tha ai.

Por duket qartë se në javët në vijim do të vijojnë ofertat për një trajner që ashtu si ekipi i tij ka dalë plotësisht në vitrinë gjatë këtij Europiani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago