FOTO&VIDEO

Imami i Drenicës i reagon Ismet Sopit i “konvertuar” në katolik për Elvis Naçin dhe Edi Ramën

Imami nga Drenica, Osman Musliu ka reaguar ndaj Ismet Sopit, i konvertuar nga mysliman në katolik për shkak që ky i fundit ka kritikuar Elvis Naçin dhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Musliu thotë se, Sopi thotë se po i fyen myslimanët që një kohë të gjatë në emër të patriotizmit.

“Ky “Patrioti” i Llapushniklut i “konvertuar” në katolik si shumë është duke vjellur që një kohë të gjatë, ama duhet ta di se kur është mjaft me fyerje të islamit dhe muslimanve në emër të patriotizmit. Ne shqiptarët jemi vend dhe popull i vogël dhe e njohim fort mirë njeri tjetrin edhe me bab-bagjysh. Ti thuash Imam Elvis Nacit qe nuk je paraqitur si fetar kjo ka nja bisht…. që këtë-far “patrioti” e mundon çdo vepër e mire nëse e ban një imam dhe mundohet qe imamin ta paraqes si një humanist por jo fetar, jo musliman”, shkruan Osmani, transmeton gazeta “Bota sot”.

Imami tutje i thotë Sopit që të i ndaloj këto fyerje.

“Ky “Patrioti” shkon edhe më larg dhe e këshillon Edi Ramën, për fjalimin në Stamboll pse ai përmend apo citon ajete nga Kurani i madhërishëm dhe hadithet e Muhammedit a. s, por edhe një nder përkraheshit dhe mikun shumë të mirë shqiptarëve e quan vrasës. Ti “PATRIOTI “i Llapushnikut mos mendo që nuk të njohim kush je, andaj leri këto fyerje dhe nënçmimet për “Vëllezërit “tuaj musliman si këshill se me hy fell “del gjiz” thotë populli”, përfundon imami Osman Musliu.

Më posht reagimi nga Ismet Sopi:

Edi dhe Elvisi!

Për të cituar “sure” të Kuranit dhe për të bërë “dua” e falënderuar Allahun, i takon imamit Elvisit, i cili gjer më tani grumbulloi nga bashkëatdhetarët tanë afër 7 milionë euro për të prekurit nga tërmeti. E kam ndjekur fushatën për rimëkëmbjen e Thumanës dhe në asnjë rast të vetëm nuk është paraqitur si fetar! Po, kryeministrit shqiptar, për çfarë i duhej ajo përulje, para një vrësi turk!? Katastrofë!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago