Presidenti Vladimir Putin ka sfduar botën perëndimore duke bërë të ditur se do ti kërkonte Asamblesë rusë, Dumës njohjen si të republikave më vete, të pavarura të dy rajoneve.
Media njoftuan se presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Por pas këtij akti, ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë video mesazhin, ku Putin shprehet i prerë se e ka menduar mirë këtë vendim për shpalljen e pavarësisë.
“Unë e konsideroj të nevojshme marrjen e një vendimi të matur prej shumë kohësh – njohjen e menjëhershme të pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës Popullore të Doneckut dhe Republikës Popullore të Luganskut. Po i lutem Asamblesë Federale të Federatës Ruse të mbështesë këtë vendim dhe më pas të ratifikojë Traktatin e Miqësisë dhe Ndihmës së Ndërsjellë me të dyja republikat. Këto dokumente do të përgatiten dhe nënshkruhen në të ardhmen sa më të afërt”, thotë Putin në adresimin televiziv për popullin e tij.
Vendimi i tij është kundërshtuar ashpër nga NATO, BE, shtetet e tjera të fuqishme si Gjermania, Britania e Madhe. Kundër këtij vendimi u shpreh ministria e Jashtme, Olta Xhaccka dhe presidenti Ilir Meta, duke e cilësuar si shkelje të konventave ndërkombëtare.