Logoja e VV’së është vizatuar me lule në një park të Podujevës, komunë kjo që qeveriset nga Shpejtim Bulliqi.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe LDK’ja në Podujevë, ku ka akuzuar direkt pushtetin për promovim të logos së organizatës politike.
Ndaj këtij politizimi të parqeve të pakta të Podujevës ka reaguar edhe asamblisti i LDK’së, Ekrem Rrahmani.
“E pabesueshme eshte deri ku mundet me shku budallakia e njerzve. Dikush duhet me dhene llogari qysh komuna e Podujeves, taksat e qytetareve, projektet e komunes po perdoren per promovim te partise!”, ka shkruar ai.
Në fotot e publikuara tashëm, vërehen lule të mbjella në formë të shkronjave VV.