A woman smokes a cigarette, May 30, 2011. Israel moves toward smoking bans in public venues, Prime Minister Benjamin Netanyahu's cabinet approved Sunday a series of amendments and new regulations aimed at stepping up efforts to curb smoking in the country, in honor of the upcoming international no-smoking day Photo by Nati Shohat/Flash90. *** Local Caption *** òéùåï îòùï îòùðú ñéâøéä àéùä ìéôñèé÷ ùôúåï
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se “siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme”.
“Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”, ka shkruar Peci.
Ai tutje ka thënë se duke qenë se rruga e Kosovës është Bashkimi Evropian, “çdo ditë e më shumë Evropë do të sjellim në vendin tonë”.
“Jam fort i përkushtuar që këtë objektiv ta përmbushë çdo ditë e në secilin segment”.
Shkrimi i plotë i Pecit:
Beteja kundër konsumimit të duhanit është e gjatë por me rezultate të shpejta. Pa duhan më shumë shëndet! Duke qenë se rruga jonë është Bashkimi Evropian, çdo ditë e më shumë Evropë do të sjellim në vendin tonë. Jam fort i përkushtuar që këtë objektiv ta përmbushë çdo ditë e në secilin segment. Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapërsira të brendshme. Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapërisra të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim. Siç mund t’i konsumojë dikush nga 50 kafe në ditë, mund t’i konsumojë edhe cigaret, ama jo në brendi të kafeneve, restoranteve, hoteleve, zyrave…
Secili bën atë që përfaqëson. Unë e përfaqësoj ligjin, e dikush cenimin e tij. Dikush në veri të vendit fton publikisht për refuzim të zbatimit të ligjit, teksa ndonjë “trim”, gjetiu e bën të njëjtën gjë.
Esenca është e njëjtë, të refuzohet zbatimi i ligjit të Republikës së Kosovës. Por, me ligjin kompromis nuk ka. Njëherë ligjshmëri, përherë ligjshmëri!
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…