SPORT

Federata Serbe me reagim “urgjent” para Shqipërisë: Ndeshje me rrezik të lartë, mbështesim arrestimin e shqiptarit

Para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë ditën e shtunë, Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një njoftim urgjent, pas arrestimit të një shtetasi shqiptar që, sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, kishte tentuar të fuste në vend simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe sende të tjera të ndaluara.

Në deklaratë, FSS shprehet se “mbështet plotësisht veprimet e autoriteteve” dhe se ndeshja përbën një “ngjarje me rrezik të lartë”, ndaj do të merren masa të rrepta sigurie, shkruan media serbe, Kurir.

Federata njofton se:

·         Biletat janë të personalizuara, dhe në hyrje të stadiumit do të lejohet vetëm personi që ka emrin identik me atë në dokumentin e identifikimit.

·         Është konstatuar “interesim për treg të zi” në disa komuna të jugut të Serbisë, dhe çdo blerje e tillë “është hedhje parash kot”, pasi hyrja në stadium nuk do të lejohet.

·         Në hyrje, do të konfiskohen të gjitha çakmakët, monedhat metalike dhe sendet e forta, me kontroll që do të zhvillohet në dy pika sigurie.

Federata apelon që tifozët të vijnë herët në stadium “për të shmangur vonesat dhe për të respektuar rregullat”.

FSS thekson se siguria e lojtarëve, tifozëve dhe gjithë pjesëmarrësve është prioritet absolut, dhe se nuk do të lejojë “asnjë incident që mund të dëmtojë reputacionin apo interesat e kombëtares dhe të shtetit serb”.

Ky reagim vjen në një atmosferë të tensionuar, me ndeshjen që autoritetet serbe e kanë cilësuar “me rrezik të lartë”, ndërsa mediat në Beograd theksojnë “rrezikun nga provokimet shqiptare”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago