SPORT

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetarja e Komisionit për Bujqësi Fitore Pacolli, dyshohet se është e përfshirë edhe në një skandal tjetër me ndarjen e granteve.

Pak muaj pasi ia kishte ndarë 100 mijë euro vëllait të saj Blerimit, ajo dyshohet se ia kishte ndarë 100 mijë euro edhe dajës së saj, Sylejman Islamit.

Kështu të paktën pretendon sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të LDK-së, Egzon Pacolli.

Ai denoncimin e këtij skandali e bëri përmes një videoje në rrjetin social Facebook.

Për këtë ka reaguar fituesi i grantit, Sulejman Islami.

Islami, e pranon se e ka mbesë deputeten e VV-së, Fitore Pacollin, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se ka marr 60 mijë euro nga MBPZHR-ja derisa  30 mijë euro do investoj vetë.

“Jo 100 mijë euro por 60 mijë euro Ministria, e 30 mijë e diçka investojë vetë’’ thotë ai.

Ai, thotë se kjo nuk ka asgjë të bëjë me Fitore Pacollin, të cilën e ka mbesë, por thotë se nuk ka ndikuar.

‘’S’ka lidhje kurgjo Fitore Pacolli me mua, bash mesë e kamë. Asgjë s’ka ndikuar ajo’’ potencon ai.

Islami, e përmend edhe një rast se si kishte kërkuar ndihmë nga mbesa e tij, Fitore Pacolli, kur këtij të fundit iu ishte rrëzuar pompa AL Petrol në Lagjen Arbëria, në Prishtinë, kur pompa e derivative kishte qenë siç thotë ai në tokën e tij.

‘’Kur mu ka dashtë mua Fitore Pacolli mëma ndihmuar, është dashtë kur ma kanë rrëzuar pompën Vetëvendosja AL Petrol në lagjen Arbëria, ka qenë në tokën time, atë herë ja ka vlejnë me ma pshtuar tokën dikush, e tash për grant si kam thënë askujt s’jam mërzit për këtë. Atëherë ka pas mundësi mëme ndihmuar po si ka hy asaj pune’’ thotë ai për FrontOnline.

Islami, potencon se granti që ka fituar është i destinuar për arra dhe lajthia dhe se për këtë grant ka konkurruar që tri here.

‘’Granti është i destinuar për arra dhe lajthia. Unë moti kam konkurruar, është e treta herë tash e mora grantin’’ u shpreh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago