FOTO&VIDEO

Flet i mbijetuari nga tërmeti: Zjarrfikësi hero, kur pashë projektorët sikur më erdhi sërish jeta

Pas 24 orë kërkimesh intensive nga forca të operacionit të kërkim-shpëtimit, Fatmir Gjana, është nxjerrë mëngjesin e sotëm shëndosh e mirë nga rrënojat e pallatit 5 katësh të shembur në lagjen 6 të Durrësit. Ai tregon për A2, momentet e tmerrit të përjetuar, aty ku shpresat për t’ia dalë me sukses, ishin të pakta.

“Në momenti që ka rënë tërmeti isha në derën e dhomës. Aty humba çdo gjë, nuk lëvizja dot as këmbët as gjunjët. Kisha rrënojat tre gishta larg fytyrës, por i vetëdijshëm gjithë kohës, deri sa kam komunikuar me zjarrfikësin dhe më pyetën si e kisha emrin. Ishte shumë e vështirë, se kati i dytë i joni ishte zhytur në tokë. Kanë hapur një tunel me ekskavator, e pashë në video sot”.

Gjatë këtij rrëfimi ekskluziv, i mbijetuari nuk heziton të falënderojë “heronjtë” e operacionit të kërkim-shpëtimit, të cilët pas një ndërhyrje prej rreth 24 orësh, kanë mundur ta nxjerrin shëndosh e mirë.

“Personi që më shpëtoi ishte një hero. Hyri në galeri deri tek unë, doli jashtë të marrë oksigjen, u kthye prapë të gërmonte. Kur pashë projektorët, sikur më erdhi sërish jeta”.

Fatmiri, tregon momentin e dhimbshëm kur ka parë për herë të fundit para tërmetit, bashkëshorten e tij, Xhulin, e cila rezulton ende e zhdukur nën rrënojat e pallatit 5 katësh të shembur në lagjen 6 të Durrësit. Sipas tij, shpresat që të ajo të jetë ende gjallë, janë të pakta, por ende shpreson.

“Kur ra tërmeti, ajo shkoi nga dera kryesore, unë te dera e dhomës. Aty gjithçka mori fund dhe nuk di gjë për të. Vazhdojnë kërkimet, por shpresat janë të pakta, nuk besoj”, thotë ai.

Kërkimet për gjetjen e bashkëshortes së Fatmirit vijojnë nga grupet e kërkim-shpëtimit të përforcuar mëngjesin e sotëm dhe nga Izraeli dhe Franca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago