Klement Çupi, është identifikuar si një prej viktimave të tërmetit të fuqishëm që shkundi Shqipërinë, mëngjesin e 26 nëntorit. Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist.
Media angleze “BanburyCake”, i ka kushtuar një artikull në të përditshmen e saj Çupit dhe familjarëve të tij, duke treguar edhe një episod mjaft të trishtë. Klementi ishte rikthyer në Shqipëri bashkë me të vëllanë për të festuar fejesën e vëllait të tyre të vogël Nikolini.
Në tërmetin tragjik, humbën jetën Klementi, babai i tij Hajredini dhe nëna Lute Çupi. Ndërsa vëllai i tij Nikolini ka mundur që të shpëtojë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Sipas medias angleze, Klementi jetonte në qytetin e Oxfordit dhe kishte ardhur në këtë qytet në moshë mjaft të re si refugjat. Ai kreu studimet në qytetin e Oxfordit dhe për një kohë të gjatë punonte si menaxher në një Pub. Së fundmi Çupi kishte punuar si shofer taksie dhe gjithmonë është dalluar mes shokësh për zgjuarsinë dhe korrektësinë e tij.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…