Dy ushtarë turq janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga një sulm i forcave të qeverisë siriane në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Idlib, tha të mërkurën ministria e Mbrojtjes në Turqi.
Menjëherë pasi forcat siriane hapën zjarr, forcat turke u hakmorën dhe vazhduan të godasin caqet siriane, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Turqia filloi një ofensivë muajin e kaluar në Idlib të Sirisë, për të zmbrapsur forcat e presidentit sirian Bashar-al Asad, të cilat po synojnë marrjen nën kontroll të rajonit të fundit që mbahen nga rebelët antiqeveritarë.
Forcave të Asadit po u dalin në ndihmë aeroplanët rusë.
Turqia ka mbështetur rebelët antiqeveritarë, gjatë 9 viteve të konfliktit sirian.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin kanë pasur disa biseda gjatë periudhës së fundit, mirëpo nuk kanë arritur ujdi për të ndalur luftimet në Siri.
Gati një milion njerëz janë shpërngulur nga rajoni i Idlibit, gjatë muajve të fundit.
E zemëruar nga sulmi kundër forcave të saj në Siri, Turqia ka hapur kufijtë e saj perëndimor për mijëra migrantë dhe refugjatë që duan të kalojnë në Evropë./R.E.L
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…