KRYESORE

“Fshat turistik në mes të Thethit”/ Rama lexon vendimin e “llahtarshëm” të prokurores

Përmes një lidhjeje live në Facebook, kryeministri Edi Rama ka lexuar një vendim të një prokuroreje që sipas tij është skandaloz.

Bëhet fjalë për mos fillimin e hetimeve ndaj një personi, që sipas kreut të qeverisë ka ndërtuar m’u në mes të Thethit, një fshat turistik pa leje.

“Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje, zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja unë, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore në Shqipëri, nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve e cila në vend të mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli nga individë si ai që ka plagosur Thethin., në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh, pasi aty është zonë e mbrojtur. Ja se ç’arsyeton zonja Gjeli...

Në lidhje me subjektin aktiv të veprës penale vlerësohet se në rastin konkret plotësohet ky element, ku Kodi Penal parashikon se ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur 14 vjeç. Absurdi, sapo ka filluar dhe unë po shkëpus vetëm një pjesë se janë një sërë çarçafësh. Sa i përket anës subjektive të kësaj figure krimi, ky element lidhet me qëndrimin psikik që mban personi kundrejt veprës së kryer prej tyre. Ana subjektive karakterizohet nga faji, që na e shpjegon dhe latinisht, në dy format e tij, dashjen dhe pakujdesinë. Si dhe nga motivet e qëllimet“, lexoi për ndjekësit kreu i qeverisë, pas vizitës së tij në qytetin bregdetar të Vlorës.

Teksa paralajmëron se çështjen në fjalë do e çojë deri në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), theksoi se do të merren masa për çdo prokuror në Republikën e Shqipërisë që merr vendime të tilla në përgjigje të krimeve mjedisore.

“Është e pabesueshme, deri në kufijtë e të llahtarshmes, që një prokurore që para trajtimit të një krimi mjedisor, ndaj pronës publike, të një krimi ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur, të jetë në një jerm si ai që lexova që është pjesëz e një përroi psikik të pashtershëm në formë vendimi për mosfillim të çështjes penale”, deklaroi Rama.

Më herët, kryeministri zhvilloi takim me drejtuesit e bashkisë Vlorë, ndërsa inspektoi hapësirat publike në qytet. Ai kërkoi që prioritet të jenë qytetarët që ecin në këmbë dhe se bashkia duhet të transformohet në “institucion të pagjumësisë”.

U bëri apel edhe të rinjve që kanë aftësinë dhe ambicien për t’ju bashkuar strukturave të bashkisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago