Në monologun e tij në “Provokacija” këtë të martë, Mustafa Nano është ndalur tek rasti i futbollistit me origjinë serbe që pranoi të luajë me kombëtaren kosovare.
Bëhet fjalë për Ilia Iviç, vendimi i të cili u prit mjaft ashpër dhe u kushtoi vendin e punës prindërve të tij. Të dy prindërit që punonin në administratën e Graçanicës u pushuan.
Ndërkohë, Nano teksa e cilëson vendimin e tij për arsye sportive, aludon se çfarë do të ndodhte nëse një djalë me origjinë shqiptare do të luante në kombëtaren serbe.
Pararësisht të gjithave thotë, Nano, vendimi i 17-vjeçarit mund të shërbejë edhe për të transmetuar mesazhe të rëndësishme që tensionet duhen ulur. Sipas Nanos, nëse motivi të jetë ky Ilia duhet të jetë hero i të gjithëve.