POLITIKE

Gazeta Kurir: Rama uron Vuçiçin pas fitores së zgjedhjeve në Serbi

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura dje në këtë vend.

Gazeta serbe Kurir,  shkruan se mes urimeve ndaj Vuçiç ka qenë edhe ai i Kryeministrit Edi Rama.

Kurir shkruan se ndër të parët lider që ka uruar Vuçiç ku nuk mungonin dhe presidenti gjithashtu i sapozgjedhur i Hungarisë Viktor Orban, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Urime nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë nga presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha. Presidenti Vuçiç ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Urimet në emër të mbretit të Bahreinit u dërguan nga Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al Khalifa. Edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka uruar presidentin Vuçiç dhe fitoren e tij në zgjedhje”, shkruan Kurir.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, Vuçiç, ka fituar 59.8 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale.Këto të dhëna dalin pas përpunimit të 55.6 për qind të votave, që i japin atij edhe një mandat pesëvjeçar në krye të Serbisë. Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë nëse merr më shumë se 50 për qind të votave të vlefshme. Në të kundërtën, dy kandidatët me më shumë vota përballen në balotazh.

Edhe në zgjedhjet parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga IPSOS, në bazë të 62.5 për qind të votave të përpunuara, lista “Aleksander Vuçiç – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar 43.6 për qind të votave. Ndërsa, koalicioni opozitar “Të bashkuar për fitore” pritet të dalë partia e dytë parlamentare me 12.9 për qind të votave. Partia Socialiste e Serbisë, sipas rezultateve paraprake, ka fituar 11.6 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare serbe morën pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat garuan me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë. Zyrtarët  zgjedhorë thanë se dalja në zgjedhje mund të jetë deri në 60 për qind, shifër më e larte se ajo në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi njoftoi se do të shpallë rezultatet sot deri në orën 20:00.

Pesë  vjet pasi fitoi mandatin e parë si president, Vuçiç vazhdon të jetë forca dominuese në Serbi, duke predikuar paqe dhe stabilitet në një kohë kur Evropa po përballet me konfliktin më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore. Por, kritikët e tij thonë se ai ka rritur kontrollin e pushtetit përmes kontrollit të mediave dhe Qeverisë. Opozita dhe organizatat humanitare e akuzojnë atë dhe aleatët e tij për një stil sundimi autokratik, korrupsion, nepotizëm, kontroll të mediave, sulme ndaj kundërshtarëve politikë dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç dhe aleatët e tij i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.

Sfiduesi kryesor i Vuçiçit në këto zgjedhje ishte ish-shefi i ushtrisë Zdravko Ponosh – një gjeneral në pension, që doli befas si kandidat i kampit opozitar pro Bashkimit Evropian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

10 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

11 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago