POLITIKE

‘Rusia e Serbia i quajtën ‘të sajuara’, eksperti amerikan: Kjo është ngjashmëria e masakrës në Bucha dhe Reçakut

Masakra në Bucha të Ukrainës nga forcat ruse u konsiderua nga shteti rus si inskenim, e në lidhje me këtë, eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph ka bërë një krahasim me masakrën Reçkaut duke thënë se njëjtë vepronte dhe presidenti serb Aleksandër Vucic, duke e quajtur ‘të sajuar’, transmeton Gazeta Metro.

Edward Joseph, përmes një shkrimi në Twitter, ka bërë krahasimin mes shtetit rus dhe atij serb, duke thënë se masakra në Bucha dhe ajo në Reçak në të dy këto rastet autoritetet e dy shtatëve i kanë janë quajtur ‘të sajuara’.

“A është dikush i habitur që Moska  menjëherë –do të pretendonte se mizoritë ruse në Bucha ishin “të sajuara”? A i kujtohet ndokujt që Presidenti serb Vucic, dy dekada pas faktit pretendoi se mizoritë serbe në Reçak të Kosovës ishin “të sajuara”, tha ai.

“Cili është ndryshimi përveç numrit të viktimave?”, tha Joseph.

Ai tutje pyeti se janë të gjithë të vetëdijshëm se Beogradi po e rishikon të kaluarën e vetë në Ballkan dhe po shtrembëron po shtrembëron realitetin aktual të pushtimit brutal të Rusisë.

“A janë të gjithë të vetëdijshëm që Beogradi po rishikon të kaluarën e tij në Ballkan – dhe po shtrembëron realitetin aktual të pushtimit brutal të Rusisë? Se ka një vijë të drejtë midis mohimit të Raçakut nga Vuçiq dhe promovimit të agresionit rus nga Beogradi në Ukrainë”, ka shkruar Joseph.

Joseph, thekson se mizoritë serbe gjatë viteve të 90’ta, janë të njëjta me vrasjet ruse në Ukrainë. Gjithashtu theksoi se kush në Serbi citon dallimet e tmerrshme midis bombardimeve të NATO’s të vitit 1999 dhe fyerjeve të sotme ruse në Ukrainë

“Kush në Serbi citon dallimet e tmerrshme midis bombardimeve të NATO’s të vitit 1999 dhe fyerjeve të sotme ruse në Ukrainë? Kush përmend ngjashmëritë midis mizorive ruse sot dhe mizorive serbe në vitet 1990? Jo media kryesore serbe. Narrativa mbetet: ‘ne jemi viktima. Mohimi i së kaluarës nuk është një fazë e përkohshme për Vuçiqin apo për Putinin. Qëllimi i tij është të ‘transformojë’ autorin në viktimë. Ankesa kombëtare është ajo që nxit nacionalizmin agresiv, në Ballkan, në Hungari dhe në Rusi”, deklaroi eksperti amerikan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

8 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

9 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago