Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Butrint Januzi i njohur si Buta, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautoriz të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Alba Makolli, ka vlerësuar se:
I
Ndaj të pandehurit E.H., ekziston dyshimi i bazuar, se me 11 prill 2026, rreth orës 20:15, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., pas një fjalosje të atëçasshme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit/pandehurit B.J., ashtu që derisa i dëmtuari parkon veturën e tij mbrenda parkingut dhe derisa del nga vetura i pandehuri i drejtohet me fjalët se “ku je o B. mangupi”, pastaj e ka sulmuar me një thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godas me thikë në kokë, ndërsa duke u mbrojtue i dëmtuari me dorë e kap tehun e thikës me ç’rast e pren dorën dhe gjatë përleshjes rrezohet në tokë dhe lëndohet edhe në krahun e majtë me ç’rast i shkakton lëndime trupore për te cilat posedon raport mjekësor.
II
Ndaj të pandehurit B.J., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., në atë mënyrë që derisa ishin duke u përleshur me të E.H., nga qanta e tij nxjerr një pistolet e llojit VD-9 4.0 gjuan/shkrep dy herë në drejtim të tokës dhe pasiqë vazhdon rrahja mes tyre, kjo pistolet i bei në tokë.
III
Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pacaktuar e deri me datë 11 prill 2026, ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtuqë ka poseduar një pistolet e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., cal 9 mm si dhe 13 fishek për të cilen nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…