Gra dhe fëmijë, video tronditëse nga tragjedia afgane, kaos në aeroportin e Kabulit

Tragjedi njerëzore jashtë aeroportit të Kabulit me afganët që kërkojnë një rrugë drejt lirisë. Imazhet tronditëse vijnë nga mediat ndërkombëtare.

Makthet janë shpalosur çdo ditë në dhe përreth aeroportit të Kabulit që prej javës së kaluar ku me qindra afganë u mblodhën në të, duke u përpjekur të gjejnë një rrugëdalje për të ikur nga atdheu pasi talebanët morën pushtetin.

Turma me dhimbje të mëdha, njerëz që shkelen duke u përpjekur për të hyrë në aeroport, mes tyre gra dhe fëmijë, disa prej të cilëve u erdhën në ndihmë trupat amerikane.