Grafite anti shqiptare në hyrje të një fabrike me pronar shqiptar në Graçanicë

“Kosova është Serbi” dhe “vrasje shqiptarëve” janë shkrimet që janë bërë në muret në hyrje të një fabrike të kërpudhave në Graçanicë, me pronar shqiptar.

Nga kompania DAB është thënë se në këtë kompani ka edhe punëtorë të komuniteteve tjera, përfshirë edhe serbë dhe se po përballen me presion të vazhdueshëm.

Kompania ka njoftuar se është lajmëruar Policia dhe se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

“Po përballemi me presione të tilla. Kompania është formuar nga djem të rinj dhe ka punonjës nga të gjitha komunitetit”, është thënë nga kompania DAB sh.p.k.