POLITIKE

Greqia reagon ndaj Merkel: Do bëjmë gjithçka për të mbrojtur të drejtat

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas tha në një intervistë për TV ANT1 se kryeministri, Kyriakos Mitsotakis i ka shprehur pakënaqësinë e tij kancelares gjermane, Angela Merkel për faktin se Greqia nuk ishte e ftuar në Konferencën e Berlinit pavarësisht se kishte kërkuar të ishte atje.

Mitsotakis i cili foli në telefon me Kancelaren gjermane, i kujtoi zonjës Merkel siç ua kishte kujtuar të gjithë drejtuesve të shteteve anëtare të BE-së, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen përmes letrave që u ka dërguar, se Greqia ka interesa jetike në rajon dhe se do të mbrojë të drejtat e saj sovrane në çfarëdo mënyre të mundshme. Kryeministri grek iu ka kujtuar edhe përfundimin e Samitit të BE-së në Dhjetor 2019 mbi Libinë dhe ‘memorandumet’ midis Turqisë dhe qeverisë libaneze të Faiz Saraj, të cilat janë karakterizuar të pavlefshme dhe jo ekzistente shtoi Petsas.

Zëdhënësi i qeverisë tha se është e qartë se Gjermania, si vend pritës, nuk dëshironte që diskutimi të përfshinte çështje të zonës detare dhe se dëshironte që konferenca të përqendrohej qartë në çështjen e zgjidhjes politike në Libi, tha Petsas. Zëdhënësi i qeverisë greke tha gjithashtu se Athina do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane duke përfshirë edhe veton.

Përfaqësuesit e më shumë se dhjetë shteteve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Rusinë, takohen të dielën në Berlin në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur në Libi dhe parandalimin e asaj që mund të jetë krizë e re e refugjatëve, e ngjashme me atë të Sirisë. Kina, Britania e Madhe, Italia, Franca, Egjipti, Algjeria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë përfaqësuesit e tyre në këtë Samit, i cili udhëhiqet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Zyrtarët gjermanë thanë se në këtë takim të nivelit të lartë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenti turk, Rexhep Erdogan, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, tashmë kanë arritur në Berlin ose e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Një zyrtar amerikan, i cili është pjesë e delegacionit të sekretarit Pompeo, tha se problemi i Libisë gjithnjë e më shumë po i ngjan Sirisë, ku në luftën e gjatë civile janë vrarë qindra mijëra njerëz dhe janë zhvendosur miliona të tjerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

18 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago