Teksa deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj po fliste për krizën ekonomike, njëri nga ministrat i ndërhyri nga foltorja e tij.
E kjo gjë e irritoi Haradinajn, i cili u largua nga foltorja dhe iu drejtua ministrit me fjalët “Hajde në foltore, hajde çu dil fol”.
Pas kësaj, reagoi edhe kryekuvendari Konjufca, i cili i kërkoi ministrit që të mos i ndërhyjë deputetit në fjalë.
“Ministër, nësë ka mundësi mos i ndërhyni deputetit. Secili deputet e ka fjalën e tij njëjtë edhe ministri kur e ka radhën e vet flet. Z.Haradinaj a e doni fjalën”, tha Konjufca.