Prej afërsisht 2 vitesh, fati i ish ‘mbretit’ të lojërave të fatit nuk dihet. Ai është denoncuar nga familja si i zhdukur, teksa aludohet se është eliminuar.
Gazetari i kronikë Ferdinand Dervishi i ftuar në Report TV ka deklaruar se operacioni i SPAK, hedh dritë dhe mbi fatin Ervis Martinajt.
Dervishi theksoi se Ervis Martinaj u eliminua me suportin e politikës dhe biznesit.
“Me këtë dosje del se Ervis Martinaj u eliminua nga një suport politik dhe i biznesit” deklaroi Dervishi.