Historia e Alessandro Sandrinit: Si e sajuan shqiptarët rrëmbimin, që përfundoi në pengmarrje të vërtetë nga xhihadistëtAlessandro Sandrini, është 38-vjeçari nga Folzano i Brescia-s, i rrëmbyer në Adana, në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë më 15 tetor 2016, Sandrini iu kthye lirisë në maj tre vjet më vonë, ndërsa aktualisht po përballet me një gjyq në rolin e dyfishtë të të pandehurit dhe paditësit.
Siç raportojnë mediat italiane, në fakt Sandrini nuk u rrëmbye, por e inskenoi. Dyshohet se 38-vjeçari simuloi, duke rënë dakord të shkonte në Turqi dhe të zhdukej për disa muaj, duke organizuar kështu një rrëmbim “fiktiv”.
Në të vërtetë, sapo mbërriti në Turqi, ai përfundoi në duart e terroristëve të Hay’at Tahrir al-Sham, një grup xhihadistësh që punojnë për Al Quaeda.
Sipas mediave vendasee, rrëmbimi i Sandrinit u planifikua nga një hsiqptar i identifikuar si Alberto Zanini, 55-vjeçar me banim në Collio. Zanini dyshohet se ka organizuar edhe rrëmbimin e rremë të Sergio Zanottit, i cili u zhduk në Turqi në maj 2016 dhe u lirua në Siri në pranverën e tre viteve më vonë.
Shqiptarë të tjerë janë të përfshirë në historinë e rrëmbimit të Sandrinit: Fredi Frrokaj, shqiptar me banim në Flero dhe Olsi Mitra, shqiptar nga Gussago.
I pandehur është marrë edhe Ibrahim Ashem Mohamed Hashad, një 50-vjeçar egjiptian i akuzuar për rrëmbim dhe tentativë rrëmbimi për qëllime terroriste.
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…