Historiani dhe diplomati i njohur serb: Serbia padyshim e ka humbur Kosovën!

Historiani dhe avokati Milan St. ProtiqMilan St. Protiq ka folur në TV “Nova S” për situatën rreth Kosovës dhe theksoi se ai territor definitivisht ishte i humbur për Serbinë.

“Sipas meje dhe sipas situatës reale, Kosova humbi nga Serbia. Ajo që mbetet është formalizimi i situatës reale në Kosovë”, tha Protiq dhe shtoi se Kosova ekziston dhe nuk ka shanse përveç luftës që Serbia dhe institucionet e saj të kthehen në Kosovë. Dhe nëse dikush është i gatshëm ta kthejë atë me luftë, ai duhet të jetë i gatshëm ta humbasë atë luftë siç ishte në vitin 2000, përfundoi Protiq.