Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll.
“Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.
Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.
Por, nuk ishte edhe aq e lehtë për ekipin tonë, që u gjend në disavantazh qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, kur Valjent realizoi bukur me kokë.
Në minutën e 21-të, Veldin Hoxha me goditje klinike barazoi rezultatin, pas asistit nga Mërgim Vojvoda.
Fundi i pjesës së parë ishte tragjik për tanët, që pësuan në minutën e 45-të, teksa Haraslin shënoi direkt nga gjuajtja e lirë.
Megjithatë, më të nisur pjesa e dytë, Fisnik Asllani me gol të bukur me kokë pas asistit të dytë të Mërgim Vojvodës barazoi rezultatin.
Më pas, vazhdimi foli vetëm për Kosovën.
Në minutën e 60-të, Florent Muslija me gol të bukur nga gjuajtja e lirë kaloi tanët për herë të parë në epërsi.
12 minuta më vonë, Kreshnik Hajrizi shënoi për 2:4m që në fund ishte edhe epilogu i këtij takimi.
Pas golit të katërt të Kosovës, Sllovakia u aktivizua edhe më shumë, duke rrezikuar disa herë portën e Aro Muric, por pa sukses.
Sllovakët arritën të shënojnë golin e tretë në minutat shtesë, por që në fund përfundoi gjithçka mirë për tanët
Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…