Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll, ndërkohë mediat serbe tashmë kanë filluar “zinë”, ndërkohë që Serbia u eliminua qysh në fazën e grupeve, pas humbjes nga Shqipëria në Leskovc.
Ja disa nga titujt skandaloz:
Kurir: SHTETI I RREME I KOSOVËS E SHNDËRRONTE SLLOVAKINË NË BRATISLAVË: E ashtuquajtura Kosovë në finalen e ndeshjeve të bastisjes! Në Prishtinë, do të luftojnë për Kupën e Botës kundër Turqisë
Blic: Tifozët ua vodhën flamurin shqiptarëve dhe thanë: Kosova është Serbi!
Telegraf: E ashtuquajtura Kosovë është një hap larg Kupës së Botës: E heshtën Bratislavën me katër gola, tani duan historinë në Prishtinë
B92: Sensacion i të ashtuquajturës Kosova – në Prishtinë do të luaj për një vend në Kupën e Botës
Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.
Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…