Huqja spektakolare e deputetit Demaliaj: Spanja është vend ortodoks

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, gjatë një interviste ka thënë se shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, të gjitha janë ortodokse.


E në mesin e shteteve në BE që nuk e kanë njohur Kosovën, është edhe Spanja, populli i së cilës është deklaruar si shumicë katolike.

“Shtetet që nuk na kanë njohur në Bashkimin Evropian, pesë prej tyre janë ortodokse. Besoj se besimi nuk duhet të ndikojë në këtë çështje…”, është shprehur Demaliaj.

Ndërkohë që moderatori i emisionit, artisti Fatmir Spahiu, i tha Demaliajt se Spanja nuk është shtet ortodoks. Por, Demaliaj ishte i bindur në teorinë e tij.

“Edhe Spanja është ortodokse. Përqindjen nuk e di. Jo një shumicë e madhe, por kryesisht janë ortodoks”, shprehet i bindur Demalija në RTK.

Kujtojmë se popullsia e Spanjës ka një shumicë të besimit katolik roman prej 67.4%. Ndërsa persona pa besim janë deklaruar 15.6%. Ateist 12.2% dhe mysliman 4%.

Ndërsa më pak se 1%, janë deklaruar besimet e tjera, në mesin e tyre ndoshta edhe ata që janë ortodoks.