Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, është në Kosovë.
Kështu të paktën ka mësuar gazeta Nacionale nga burime të sigurta të afërta me zhvillimet.
Sipas burimeve të Nacionales, ai ka ardhur për ta vizituar nënën e tij që vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë vizitë ia ka mundësuar Gjykata Speciale për arsye humanitare.
Sipas burimeve të Nacionales, Gucati sot menjëherë do të niset për në Hagë të Holandës.
“Ka ardhur rreth orës 12:00 për ta vizituar nënën e tij. Sot menjëherë e kthejnë në Hagë”, kanë thënë burime të afërta me zhvillimet.
Disa herë me radhë Hysni Gucati ka ardhur në Kosvoë. Ai e kishte vizituar nënën e tij edhe në QKUK muaj më parë.
Gucatit gjithashtu i ka vdekur babai sa ishte në Hagë. Ai ishte lejuar të vizitojë Kosovën disa ditë pas varrimit.
Në anë tjetër, kolegut të Gucatit në OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, i ka vdekur vëllau ditë më parë.
Ai nuk u lejua të vijë në varrim njëjtë sikur Gucati dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK-së. Pas kësaj, Haradinaj nuk kishte pranuar të vijë fare disa ditë pas varimit.