Imami me prirje radikale nga Mitrovica, Fatmir Latifaj gjatë ligjeratës së të premtes me një gjuhë të urretjes ndaj komunitetit LGBT ka kritikuar nismën e qeverisë për të legalizuar martesat e personave të gjinisë së njëjtë.
Kosova është një nga shtetet më homofobike në Evropë, kjo homofobi vazhdon të nxitet edhe nga kleri fetar sidomos ai mysliman duke mbajtur ligjerata me përmbajtje ekstreme kundër komunitetit LGBTI.
Ky imami radikal vazhdimishtë nxitë urrejtje ndaj këtij komuniteti minoren i cili jeton në frikë nga paragjykimet e nxitura nga qarqet fetare dhe shumë raste politike.
Imami mesjetar vazhdon me llomotitjen e tij duke thënë se ky ligj do të na ulë natalitetin në Kosovë, thua se të gjithë në Kosovë janë LGBTI.
“Prej këtij vendi i bëj thirrje qeverisë për riza të zotit le të hekin at ligj që dojnë me miratu për martesat e personave të gjinisë së njëjtë në Kosov, dro zoti gur prej qielli ka me na qu. Ne jemi ne krizë se në Kosovë ka ra nataliteti” thotë hoxha.
Për më shumë shikojeni: