BREAKING NEWS

Informatori i Trumpit është “oficer i CIA-s”

Informatori, ankesa e të cilit ka çuar në nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, është oficer i CIA-s, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtari dikur ka punuar në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë New York Times, Washington Post dhe Reuters.

Informatori ka thënë se zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë bërë përpjekje “t’i fshehin” të gjitha detajet e një bisede telefonike midis Trumpit dhe presidentit të Ukrainës.

Trump ka kërkuar të dijë se kush ia ka dhënë detajet informatorit, duke thënë se burimi mund të krahasohet me një spiun.

Në telefonatën e 25 korrikut, Trump thuhet se i ka bërë presion homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të hetuar rivalin e tij kryesor nga Partia Demokratike, Joe Biden.

Ankesa, e publikuar të enjten, thotë se transkriptimi i bisedës nuk është ruajtur në sistemin e zakonshëm kopmjuterik, por në një sistem të veçantë të përdorur për informacione të klasifikuara.

Demokratët thonë se Trump ka kërkuar ndihmë nga jashtë për të njollosur Bidenin – i cili shihet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 – dhe se ka përdorur ndihmën ushtarake për Ukrainën si mjet për të bërë pazare.

Trump, republikan, mohon çdo keqbërje, ndërsa nisjen e procedurave të shkarkimit e ka cilësuar si “mashtrim” dhe “gjueti shtrigash”.

Ai ka pranuar se personalisht i ka bllokuar rreth 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, disa ditë para se të fliste me Zelenskyn, por ka mohuar se i ka bërë presion atij për të hetuar Bidenin.

Më shumë detaje për informatorin nuk dihen. Një avokat i tij ka paralajmëruar se përpjekja për ta identifikuar atë mund ta dëmtojë.

Në ndërkohë ka dalë edhe një audio-incizim, në të cilin Trump kërkon të dijë se kush i ka ofruar detaje informatorit.

“Dua të di se kush është personi, kush është personi që i ka dhënë informacionet, sepse ai është i afërt me një spiun”, tha presidenti në disa deklarata private me stafin në Kombet e Bashkuara. Incizimi është siguruar nga Los Angeles Times.

Çfarë thuhet në ankesë?

Ankesa e informatorit e akuzon Trumpin për “shfytëzimin e pushtetit për të kërkuar ndërhyrje nga një vend i huaj në zgjedhjet e 2020-ës në SHBA”.

Dokumenti i deklasifikuar e karakterizon sjelljen e presidentit si një “problem serioz ose flagrant” dhe si “abuzim ose shkelje të ligjit”.

Shkelja e pretenduar ka të bëjë me kërkesën e Trumpit që homologu i tij të hetojë akuzat e pabazuara kundër Bidenit.

Informatori ka thënë në ankesë se ka mësuar nga disa burime se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë ndërhyrë për t’i “mbyllur” të gjitha regjistrimet e thirrjes, veçanërisht një transkriptim zyrtar fjalë për fjalë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

5 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

9 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

18 orë ago