Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, ka reaguar për herë të parë pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, me një vendim të qeverisë shqiptare.
Në një reagim në Twitter, Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran, Hosein Ghazanfari thotë se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur, sepse ajo në të cilën është tani, nuk është e duhura.
“Shqipëria ka bërë gabime të shumta, dhe ne mendojmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin lidhjet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive”, shkruan Ghazanfari.
#Iran’s Foreign Ministry spokesman on #Albania expelling Iranian diplomats: Albania has made multiple errors & we feel events in our region have created some misunderstandings for Albania; we recommend they should not link our good ties to a third country…
— Hossein Ghazanfari (@TehranDC) January 20, 2020