Edhe fati nuk duket se është me serbët këtë Euro, pasi humbja me Anglinë, 1-0, e pasuar nga barazimi 1-1 ndaj Sllovenisë këtë të enjte i çon ata në prag të eliminimit nga Euro 2024. Kjo vjen vetëm disa orë pasi drejtues të futbollit në vendin ballkanik kërcënuan me largimin nga Euro, për shkak të ngjarjeve në ndeshjen Kroaci – Shqipëri.
Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Edhe pjesa e dytë kishte raste, kryesisht nga skuadra serbe, por goli erdhi vetëm në minutën e 69’ nga Karnicnik duke kaluar sllovenët në avantazh.
Më pas skuadra sllovene arriti ta menaxhonte mirë lojën deri në minutat e fundit, kur Luka Jovic barazoi gjithçka..
Kështu Serbia merr pikën e parë në këtë Europian, ndërsa Sllovenia shkon në kuotën e dy pikëve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…