Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga ana e Lëvizjes “Vetëvendosje” ka thyer marrëveshjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Indeksonline mëson se kryetari, Isa Mustafa së bashku me kryesinë e ngushtë të partisë kanë marrë vendim për hapat e mëtutjeshme.
Burime tona, brenda këtij takimi, kanë treguar se Mustafa është treguar i prerë se bisedimet me Lëvizjen “Vetëvendosje” do të kthehen nga pika zero.
Kësisoj, LDK, ndonëse e ka votuar krye-parlamentarin, një gjë të tillë nuk do ta bëjë edhe me votimin e qeverisë, në rast se nuk ka dakordim ndërmjet dy partive.
Ndryshe, me 75 vota për, 27 kundër e 6 abstenim Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar Kojufcën për kryetar.