Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën, ka folur për planet që po thur Serbia në veriun e Kosovës.
MacShane thotë se këto provokime janë fatkeqësisht pjesë e politikës serbe, e cila po përgatit sulme të reja, të njëjta me ato që ndodhën shtatorin e kaluar në Banjskë.
“Dua të them, fakti i qartë është se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi, paraushtarakët erdhën fillimisht nga veriu i Kosovës, nga zonat serbe në veriun e Kosovës, organizuan një sulm, u vranë njerëz. Po, njerëzit do ta pranojnë këtë si të vërtetë të sigurt, fatkeqësisht këto provokime janë pjesërisht pjesë e politikës serbe”, u shpreh për EuronewsAlbania.
Në eksperiencën e tij të fundit në Brezovicë, MacShane tregoi se shqiptarët dhe serbët atje kanë jetuar mirë. Megjithatë pavarësisht kësaj Serbia po bën çmos për të zaptuar veriun e Kosovës.
“Serbia nuk mund të pranojë përfundimisht poshtërimin e saj nga mposhtja. Na pëlqen apo jo, shumë njerëz në Serbi, ende e shohin Kosovën në mënyrën që Franca e shihte Algjerinë 60-70 vite më parë, apo në mënyrën që Britania e shihte Irlandën 100 vite më parë”, tha ai.
Për Denis MacShane, Kosova shihet nga qeveria serbe si pjesë e saj e pandashme, “e si për fat të keq ende nuk është mundur të gjendet një urë komunikimi mes dy vendeve”.
“Dhe nuk kemi gjetur dikë në anën e Kosovës që ndoshta ka mundur të vendosë komunikim. E di që kjo është një kërkesë e madhe, sepse të gjithë në Kosovë, me të drejtë e shohin veten si viktima dhe serbët duhet të ndëshkohen. Por, nëse kjo gjuhë ndëshkimi dhe hakmarrjeje vazhdon, kam frikë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje apo paqe”, tha ish-ministri britanik.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…