Grupi i militantëve të Shtetit Islamik konfirmoi vdekjen e liderit Abu Bakr al-Baghdadi dhe caktoi pasuesin e tij. Përmes një mesazhi audio në platformën Telegram, ISIS njofton se drejtuesi i ri i “Kalifatit” do të jetë Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi.
Forcat special amerikane e lokalizuan javën e kaluar Al Baghdadin në veriperëndim të Sirisë dhe sulmuan vendin ku ai strehohej. Lideri i ISIS u fsheh në një tunel dhe më pas hodhi veten në erë pasi e pa se nuk mund të shpëtonte. Baghdadi u shpall drejtuesi i grupit ekstremist në vitin 2014 kur ISIS mori kontrollin e sipërfaqeve të mëdha në Irak dhe Siri dhe imponoi regjimin e tij ndaj civilëve.
Në mesazhin audio, ISIS konfirmoi dhe vdekjen e zëdhënësit Abu al-Hasan al-Muhajir, i cili u vra në një tjetër aksion të trupave amerikane dhe atyre kurde në 27 tetor. Zëdhënësi i ri, Abu Hamza al-Qurayshi iu bëri thirrje myslimanëve të betohen për aleancë me Abu Ibrahim al-Hashemi.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…