BREAKING NEWS

Izrael, Rivalët e Kryeministrit Netanyahu arrijnë marrëveshje për koalicion

Rivalët politikë të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftuan se kanë arritur marrëveshje për të formuar një koalicion qeverisës, duke mundësuar largimin nga pushteti të zotit Netanyahu.

Njoftimi nga udhëheqësi opozitar Yair Lapid dhe partneri i tij kryesor në koalicion, Naftali Bennett, u bë pak sekonda para mesnatës kur skadonte afati për marrëveshje dhe vendi do të kalonte zyrtarisht në sezon zgjedhjesh për të pestën herë në dy vjet.

Në një deklaratë në Twitter, zoti Lapid tha se e kishte informuar presidentin e vendit për marrëveshjen. “Kjo qeveri do të punojë për të gjithë qytetarët e Izraelit, ata që votuan për të dhe ata që nuk votuan për të. Do të bëjmë ç’është e mundur për të bashkuar shoqërinë izraelite,” tha ai.

Në bazë të marrëveshjes, Lapid dhe Bennett do të ndajnë detyrën e kryeministrit me rotacion. Zoti Bennett do të shërbejë si kryeministër gjatë dy viteve të para, ndërsa zoti Lapid në dy vitet e fundit të mandatit. Marrëveshja historike përfshin edhe një parti të vogël islamiste, Listën e Bashkuar Arabe, gjë që shënon të parën herë që një parti arabe përfshihet në një koalicion qeverisës në Izrael.

Marrëveshja duhet të miratohet nga Knesseti, parlamenti izraelit, në një votim që pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Nëse miratohet, zoti Lapid dhe partnerët e tij në koalicion do t’i japin fund qeverisjes 12 vjeçare të zotit Netanyahu.

Zoti Netanyahu, në përpjekje të ethshme për të mbajtur pushtetin ndërkohë që ndeshet edhe me akuza për korrupsion, pritet të përdorë taktika të forta për të mos lejuar koalicionin të vijë në pushtet. Nëse nuk ia arrin, ai do të jetë pjesë e opozitës izraelite.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

3 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

18 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago