Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në një intervistë në Syri TV ka treguar se çfarë mendon për qëndrimet e Rudina Hajdarit.
Ai tha se i ka thënë Hajdarit se nuk ka rëndësi se çfarë qëndrimesh mban pasi ai do të respektojë zgjedhjet e saj.
“I kam thënë edhe asaj, je vajza e Azem Hajdarit. Nuk ka rëndësi çfarë qëndrimesh mban. Unë jam njeri që respektoj zgjedhjet.
Ne jemi të gatshëm ti vemë shumë epitete por harrojmë që është thelbi I lirisë. Dhe në këtë kontekst “no comment”, tha Berisha.