Sali Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës foli për kalim në demokraci direkte, duke u shprehur se renditjen e deputetëve do ta vendosin qytetaret.
Sipas tij, me ringritjen e Partisë Demorkatike do të vendosën primaren, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë deputeti mund të jetë i qytetarëve dhe jo i kryetarit.
Po disa simpatizantë folën me superlativa për ish-liderin e PD-së
Demokratja iu drejtua Berishës:
“Unë doktor kam ardhur në mbështetjen tënde, përvec sonte kam ardhur edhe ditën e parë në “Rogneri” sepse do i shkoj instiktit tim pavarësisht se fizikisht kemi qënë larg, por ti je në ëndrrat e mia që do ti rikthehesh Partisë Demokratike. (Ovacione në sallë që u shoqëruan me buzëqeshjen e Berishës). Sot unë shporeh gatishmërinë time të palëkundur që të shkojmë drejt një fitore të PD, për vetëm pak ditë.
Ju jo vetëm që do të keni burra në pjesëmarrjen tënde, por ti do kesh vajzaa, gra , nëna që me fëmijët dhe familjet e tyre do të mbështesin deri në fitore. Unë jam e gatshme si shumë femra që të protestojmë jo me protesta 2 orëshe kafesh, por me protesta që të flemë në asfalt deri sa ta rrëzojmë rregjimin e Edi Ramës. Unë bëj një llogari, më mirë flej 100 ditë në asfalt sesa të shlyej borxhet e Edi Ramës për 100 vjet”, tha demokratja në Kamzë.