TURIN, ITALY - SEPTEMBER 01: Juventus new signing Edon Zhegrova with Dean Comolli at Juventus headquarters on September 01, 2025 in Turin, Italy. (Photo by Diego Puletto - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)
Juventus-i ka përfunduar nënshkrimin e sulmuesit të krahut, Edon Zhegrova, nga Lille, me një tarifë që besohet të jetë diku nga 20-25 milionë euro.
Zhegrova është një nga dy marrëveshjet e mëdha që bardhezinjtë donin të përfundonin në ditën e fundit të afatit të transferimeve, së bashku me atë për të sjellë sulmuesin e Leipzig, Lois Openda, në Torino.
Anësori 26-vjeçar Zhegrova i bashkohet “Zonjës së Vjetër” pasi klubi depozitoi kontratën e tij në ligë, duke e bërë zyrtar transferimin e ndërkombëtarit kosovar në Torino.
Sipas mediave të ndryshme, një nga faktorët kryesorë në arritjen e një marrëveshjeje ishte dëshira e lojtarit për t’u bashkuar me Juventus-in, pasi ai bëhet i fundit nga një numër nënshkrimesh të forta që klubi i ka dhuruar trajnerit kryesor Igor Tudor këtë sezon.
Krahas Zhegrovës dhe Openda-s, Juventus-i ka nënshkruar me Jonathan David dhe Joao Mario, ndërsa ka përfunduar marrëveshjet e përhershme me Francisco Conceiçao dhe Michele di Gregorio.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…