I dënuari për krime lufte dhe kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojisllav Sheshel botoi një libër në të cilin fyen ish-deputeten e Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviq-Stankoviq, siç e quanin kolegët e saj pro malazeze, mburoja dhe shpata e një Mali të Zi të pavarur, civil dhe evropian, të cilin, sipas fjalëve të tyre, ëndërrimtarët e dështuar të “botës serbe” nuk do të mund ta çajnë kurrë, shkruan Stav.ba.
Emri i librit të ri të këtij krimineli lufte është “Montenegrinska kur***tija Draginja Vuksanoviq” (Kur*a malazeze) dhe në të Vojisllav Sheshel sulmon në mënyrën më brutale dinjitetin e ish-përfaqësueses dhe kandidates për president të Malit të Zi Draginja Vuksanoviq-Stankoviq, si dhe parlamentin dhe shtetin e Malit të Zi.
Libri është botuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Vojisllav Sheshelit nga Partia Radikale Serbe “Serbia e Madhe”. Vojisllav Sheshel foli për librin e tij në televizionin serb TV Happy, i cili gjendet në ofertën e operatorëve kabllorë në të gjithë rajonin.
Draginja Vuksanoviq-Stankoviq, nëse e përjashtojmë angazhimin politik, është edhe aktiviste kundër luftës, e cila është tërhequr nga veprimtaria e drejtpërdrejtë politike në fillim të vitit para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi.
Gjesti i Vojisllav Sheshelit u prit me reagime të shumta si në Serbi, Mal të Zi dhe në të gjithë rajonin.