Turqia planifikon të ndërtojë një kanal gjigant, i cili do të bëjë të mundur që të shmanget ngushtica e Bosforit për anijet e shumta që e përshkojnë çdo ditë.
“Kanali i Stambollit” është parashikuar të kalojë përmes kryeqytetit turk dhe pritet të ofrojë lehtësime për trafikun detar të anijeve midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, në veçanti trafikun e cisternave nëpër Bosfor.
Kanali 45 kilometra i gjatë, që pritet të ndërtohet pjesën perëndimore evropiane të qytetit, parashikohet të rrisë kapacitetin ditor deri në 160 anije.
Qeveria turke thotë se me këtë projekt synon të eleminojë rreziqet që i kanosen ngushticës së Bosforit, qoftë nga aksidentetet apo mbingarkesa, megjithatë, në Turqi kanë nisur kundërshtitë e para nga opozita, e cila paralajmëron për dëme të mëdha mjedisore me ndërtimin e kanalit të ri.