Një grua ka rrëfyer mes të qarave se si ka tentuar t’i përdhunojë atë dhe shoqen e saj shoferi i autobusit, duke i thirrur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja kishte ndodhur në të kaluarën kur ato ishin në moshën 15 vjeçare, mirëpo edhe pse nuk i kishte treguar askujt kurrë, ajo ka vendosur që pas rastit të përdhunimit të 11 vjeçares, të rrëfejë së çka i kishte ndodhë atëkohë.
Në emisionin N’frekuencë, gruaja e cila ka treguar rrëfimin rrënqethës, që i kishte ndodhur para disa viteve nuk e ka zbuluar emrin e saj, kështu duke mbetur anonime.
Ajo ka treguar se ishin duke u kthyer nga shkolla dhe në një vend malor kur ka ndaluar autobusi dhe në momentin kur kanë dalë nga autobusi, shoferi i ka telefonuar dy persona duke u thënë se janë dy veta këtu dhe hajdeni nëse doni.
“Mu më ka ndodhë, kurrë në jetë si kam tregu dikujt, kemi udhëtu dy veta në një fshat malor. Edhe tash kur kemi dal prej autobusit x personi ka qenë në autobus, edhe i ka thirrë me emër iu ka thanë janë dy veta nëse doni muni me dal”.
Në mes të qarave gruaja ka treguar se së bashku me shoqen 15 vjeçare kanë filluar të vrapojnë malit përpjetë dhe se nuk kanë pasur guxim t’i tregojnë askujt aasgjë.
“Na kemi qenë vetëm 15 vjeçare. Edhe na kur e kemi ndëgju ashtu, ka qenë përpjet kemi vrapu tanë kohën edhe nuk kanë mujt me na gjetë, kur kemi dal me një livadh, si kem tregu kërkujt vetëm ujë kemi kërku se skemi guxu as me tregue në atë kohë se kemi qenë në shkollë, edhe kur kemi dalë prej shkolle na ka ndodh qashtu”.
Gjatë rrëfimit të saj ajo ka treguar se i njeh edhe personin që ka qenë në autobus edhe dy të tjerët të cilët i kishte telefonuar.
“Po e njoh x personin, shumë i vjetër është, sa kom dasht me u qu me i than o i poshtër. Edhe i kom njoftë edhe ata personat që i ka thirrë”, ka përfundur rrëfimin një grua në emisionin N’frekuencë në ATV.
Derisa përdhunimi i një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë e ka indinjuar shoqërinë. Sot në mesditë në kryeqytet është mbajtur protesta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.