Kështu e pret vdekjen e Alain Delon…

Artisti francez Alain Delon shiti më shumë se 80 vepra nga koleksioni i tij i artit në një ankand.

Aktori francez Alain Delon shiti koleksionin e tij të artit për më shumë se tetë milionë euro.

“Ai nuk i pëlqen ankandet pas vdekjes”,tha aktorja Anouchka Delon, vajza e aktorit 87-vjeçar, për të përjavshmen Le Journal du Dimanche.

Më shumë se 80 vepra nga koleksioni i tij i artit dolën në ankand të enjten, duke përfshirë “La baie de Sainte-Adresse” të Raoul Dufy, i cili arriti në më shumë se një milion euro.

Shitja e së enjtes ishte ankandi i gjashtë i veprave nga koleksioni i aktorit.

Më parë, ai shiste, ndër të tjera, orë dhe skulptura bronzi.