Policia në Tiranë ka dhënë detaje nga operacioni i goditjes së grupit të strukturuar kriminal, i cili merrej me trafik të lëndëve narkotike nga Kosova drejt Shqipërisë.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp, ka bërë me dije se në pranga kanë rënë Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku, të tre nga Gjilani.
Ndërsa dy dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në konferencë po ashtu u njoftua se janë sekuestruar 203 kallëpe tritol, i destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale në Shqipëri dhe 3 telefona celular dhe 1 automjet.