BREAKING NEWS

Këta janë tre zyrtarët e Telekomit që u arrestuan sot gjatë operacionit të Policisë së Kosovës

Gazeta Sinjali përmes burimeve ka mësuar se drejtori i financave të Telekomit, Armend Osaj, zëvendës drejtori i financave, Isa Smajlaj dhe menaxheri i Thesarit, Naim Gashi, janë tre zyrtarët e Telekomit të cilët janë arrestuar sot gjatë operacionit të Policisë.

Gjithashtu sipas informacioneve, është duke u hetuar edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istefi.

Gjatë ditës së sotme Departamenti i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës kanë kryer një operacion hetues në Telekomin e Kosovës, ku zëdhënësi Menduh Abazi për Gazetën Sinjali ka konfirmuar që operacioni ka ndodhur për shkak se një kompani private ka mashtruar telekomin.

Operacioni është zhvilluar lidhur me një rast mashtrimi që ka ndodhur para disa vitesh, ku një person, shtetas i Maqedonisë Veriore dyshohet se ka mashtruar Telekomin e Kosovës me anë të disa dokumenteve duke i marr 105 mijë euro.

“Telekomi i Kosovës ka iniciuar kallëzim penal për dyshimin për mashtrim, muaj më parë. Në momentin që ne kemi vërejtur dyshimin kemi ftuar organet kompetente, të cilët kanë ardhur dhe kanë zhvilluar hetimet”, është shprehur Abazi për Gazetën Sinjali.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

9 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago