Një organizatë kriminale e trafikimit të kokainës është goditur nga policia italiane në Torino. Gjatë aksionit u sekuestrua edhe një sasi e konsiderueshme kokaine prej 100 kilogramë. Vlera e saj përllogaritej në 20 milionë Euro.
Sipas mediave italiane, grupi kriminal drejtohej nga një 37-vjeçar shqiptar. Në pranga në total kanë rënë 10 persona, nga të cilët 7 janë në arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Grupi përbëhej nga italianë e shqiptarë.
Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal e trafikonte drogën me kamionë nga Holanda me destinacion Italinë. Pas mbërritjes, kokaina ruhej në disa magazina në provincat e Asti, Alessandria dhe Cuneo dhe në zona të tjera në veri të Italisë.
Më pas shpërndarhej në Lombardi, Veneto, Toskanë, Siçili dhe Sardenja e fshehur brenda djathit parmixhano.
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…