Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi fituan 2-1 ndaj Zvicrës duke e mundur në fushën e kësaj të fundit me dopietë të Pajazitit
Zvicra priti vetëm 16 minuta për të marrë avantazhin në këtë ndeshje teksa shënoi golin e avantazhit me anë të Franck Surdez.
Por festa e 21-vjeçarëve helvetë nuk zgjati shumë pasi Kombëtarja jonë reagoi dhe pas 2 minutash barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Adrian Pajazitit, pas një aksioni vërtet të bukur dhe festa ishte e gjitha për të besuarit e Alban Bushit. Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 1-1.
Në pjesën e dytë Pajaziti u bë sërish protagonist për Kombëtaren U21 teksa në minutën e 69 shënoi një gol spektakolar me një gjuajtje nga distanca duke bërë që skuadra jonë përfaqësuese të përmbysë rezultatin duke marrë avantazhin 2-1.
Në minutën e ’85, Zvicra pati shansin e artë për të barazuar rezultatin me Nikolas Muçin, por portieri Lilo u shndërrua në heroin e kuqezinjve teksa priti penalltinë e tij duke ruajtur këtë fitore të rëndësishme të skuadrës sonë përfaqësuese.
Me këtë sukses Kombëtarja U-21 shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e katërt, po aq sa edhe Finlanda në të tretin dhe 3 më pak se Rumania kryesuese, por kuqezinjtë e vegjël kanë 2 ndeshje më shumë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…