Kosnetti i bën thirrje Kosovës të kalojë varësinë nga remitencat

Pas një takimi me përfaqësues të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosovës i duhet të kalojë varësinë që ka nga remitencat.

“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan sot. Kosovës i duhet të kalojë varësinë e saj nga remitancat, të stimulojë investimet e planifikuara, dhe të shfrytëzojë njohuritë e ekspertizat e diasporës së arsimuar dhe angazhuar”, ka thënë ai.

Çdo vit në Kosovë zyrtarisht diaspora sjell mbi 800 milionë euro në forma të ndryshme. Raportohet se ndihma që diaspora bën për Kosovën kalon miliardëshin çdo vit.