Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku janë ndaluar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtëve nga i dyshuari mashkull u është premtuar se do t’u jap ndihmë që ilegalisht të shkonin në Zvicër.
Rasti ka ndodhur të premten në orën 14:50.
“Janë ndaluar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtëve nga i dyshuari mashkull u është premtuar se do t’u jap ndihmë që ilegalisht të arrinin në Zvicër. Sipas viktimave, i dyshuari ka kërkuar 8500 euro, për t’ju ndihmuar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, viktimat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.