“Vladimir Putin po përpiqet të ndërtojë një perandori ruse që shtrihet nga Vladivostoku në Lisbonë’.
Kështu deklaroi të martën Dmitry Medvedev mes frikës së Perëndimit se Moska po planifikon një ofensivë të re ushtarake në Ukrainën jugore dhe lindore.
Ish-presidenti Medvedev, i cili aktualisht mban detyrën e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha në një postim në Telegram se Putini e nisi operacionin në ish-republikën sovjetike për të sjellë paqen në Ukrainë.
Duke akuzuar “nazistët, vrasësit dhe bashkëpunëtorët” për nxitjen të rusofobisë në Ukrainë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991, Medvedev deklaroi se operacioni special ushtarak i Putinit, i nisur për të çmilitarizuar dhe denazifikuar vendin, nuk do të vendoset vetëm në fushat e betejës.
“Të ndryshosh vetëdijen e përgjakshme dhe plot mite të rreme të një pjese të ukrainasve të sotëm është qëllimi më i rëndësishëm. Synimi është që për hir të paqes së gjeneratave të ardhshme të vetë ukrainasve dhe mundësinë për të ndërtuar përfundimisht një Euroazi të hapur nga Lisbona në Vladivostok”, tha Medvedev.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…