Partia Socialiste e Serbisë e mbështetë fuqishëm presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciq dhe mbështetë politikën e tij ka thënë Ivica Daciq, pas kritikave dhe raporteve se pakënaqësia ka shkuar në atë masë mes partnerëve qeverisës sa flitej për zgjedhje
Daciq reagoi si kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë dhe pas raporteve se ka çarje në koalicion i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjugr se kjo ka qenë politika e tyre e përbashkët ka 11 vite tashmë.
Megjithatë, siç ishte raportuar në media të afërta me pushtetin serb, presidenti Aleksandar Vuciq ishte treguar shumë i ashpër në mbledhjen e kryesisë së Partisë Progresive të Serbisë, ku si lider i saj kishte thënë se është i zhgënjyer me socialistët dhe është i gatshëm të shkojë në opozitë.
Më vonë kishte edhe anëtarë të kryesisë së partisë së Vucic që kishin akuzuar hapur socialistët e Dacic që po bëjnë pazare me opozitën dhe kjo nuk do të tolerohet
Zëvendës-kryeministri Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, mësohet nga mediat serbe ka anuluar të gjitha takimet e të martës pas krizës që po pretendohet se paska shpërthyer mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Serbi, Partisë Socialiste (SPS) të Dacic dhe Partisë Progresive (SNS) të presidentit serb Aleksandar Vuciq
Media serbe Nova ka raportuar se Daciq ka anuluar të gjitha takimet e tij sipas ministrisë së punëve të jashtme serbe.
Të hënën disa media serbe kanë raportuar se zgjedhjet e parakohshme në Serbi janë të mundshme që në shtator, që vjen pas fjalimit të ashpër të liderit të Partisë Progresive Serbe dhe presidentit serb Aleksandar Vucic në seancën e kryesisë së partisë së tij.
Poashtu, kryetari i kryesisë së Partisë Progresive Serbe, Darko Glisic, kishte porositur Partinë Socialiste Serbe se qenkan ngopur me ‘uljen e tyre në dy karrige’. Ai kishte pretenduar se Partia Socialiste Serbe po vazhdojnë me ‘praktikën e tyre të përditshme të flirtit dhe koketimit me njerëzit e opozitës’.
“Po i njoftoj se SNS është e gatshme që sot të shkojë në opozitë, por nuk pranon pazare politike kurrë” ka thënë Glisic.
Ministri serb i edukimit dhe zyrtar i SPS, Branko Ruzic, ka reaguar më herët se nuk sheh bazë në kritikat se SPS po flirton me opozitën, që në llogari të saj kishin hedhur lideri i SNS Aleksandar Vucic dhe Darko Glicis, duke shtuar se SPS gjithmonë ka bërë politikë të hapur.
“Nuk duhet ngritur tensionin, shteti është në gjendje të rëndë dhe më e shëndosha do të ishte që kryetarët e SNS dhe SPS të bisedojnë për këtë pasi mendoj se kjo e dëmton Serbinë” përsëriti Ruzic.
Glisic theksoi se Marrëveshjen e Brukselit nuk e ka nënshkruar Vucic, por ka meritat më të mëdha për tërheqjet e njohjeve të Kosovës për të cilat meritat i SPS e Dacic ia kanë dhënë vetes gjithë kohën.
Media serbe Novosti kishte shkruar se kjo vjen pas fjalimit të ashpër të liderit të partisë dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, në takimin e kryesisë së SNS dhe se zgjedhjet mund të mbahen në shtator.
“Më mirë të shkojmë në opozitë sesa të drejtojmë vendin nga interesat partiake dhe private. Unë jam i gatshëm të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk do të dorëzohem nën shantazh”, dyshohet se ka thënë Vucic në atë mbledhje.