Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është lëshuar me akuza ndaj deputetes së VV-së, Fitore Pacolli e cila në një deklaratë përmendi nënën e ish kryeministrit Haradinaj për të cilën tha se është shëruar jashtë vendit.
Për deklaratën e Mustafës, ka reaguar deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ia ka kujtuar një deklaratë Isa Mustafës në vitin 2015, kundër Haradinajt.
Postimi i plotë i Bajqinovcit:
Isa Mustafa 2015:
“Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: “Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën” … ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka te burgosur të “popullit”.”, shkruan Mustafa në Facebook.